"Vera eshte Poezia e Tokes"
Bota e Veres u themelua ne Mars te vitit 1995 duke u bere nje nga pionieret e pare te produkteve italiane me emer te veres. Pasioni jone per te sjelle vererat me cilesore ne tavolinen shqipetare filloi me 2-3 lloje verash. Sot, Bota e Veres tregton me shume se 200 lloje vererash, nga gjithe shtetet e botes qe shquhen per prodhimin e saj.

Italia, natyrisht ze vendin e pare, me pas vijojne nje sere vererash nga Franca, Spanja, Portugalia, Austria dhe deri nga Afrika e Jugut, California (SHBA), Kili dhe Australia. Bota e Veres ka qene gjithmone midis te pareve ne ikurajimin per zgjedhjen dhe futjen ne tregun shqiptar te verave dhe kantinave me prestigjioze dhe te shquara per territorin, varietetet e verave dhe optimizimin e raportit cmim/cilesi.

Nder vite edhe ne vete jemi rritur, gjithmone duke synuar te qenet si me cilesoret ne Shqiperi. Pervec preferences ne rritje se konsumatoreve per vere me cilesore, rritja ka ardhur edhe si rezultat i nje pune te madhe per rritjen tone tekniko-profesionale, permiresimin e kontakteve me kantinat e huaja, kurseve per Somelier ne Itali, abonimit ne revistat me prestigjioze ne bote per veren si "Gambero Rosso" dhe "Il Mio Vino" ne Itali, "Vin de France", "Wine Enthusiast" dhe "Wine Spectator" ne SHBA, pjesemarrjes prej 12 vitesh rresht ne VinItaly, nje nga panairet me te medhenj dhe me prestigjoze te veres ne Europe. Edhe ne tregun e brendshem sot kemi arritur ne mbi 500 kliente si hotele, restorante, piceri, winebar, vinoteka, supermarkete, markete, banka, institucione, firma te ndryshme, dhe qytetare.

Objektivi jone per te ardhmen e afert eshte shtrirja e klienteles sone ne te gjithe territorin e Shqiperise, Kosove e Mali i Zi. Pergatitja e shportave, paketimeve te ndryshme per festat si Krishtlindje, Viti i Ri, ditelindje, martesa edhe evente te tjera festive, eshte nje tjeter aktivitet i cili ka qene dhe do te marre nje rritje e specializim te vecante me hapjen se shpejti te dyqanit te ri te Botes se Veres ne Tirane.

Edhe vete Shqiperia ka ndryshuar shume gjate ketij harku kohor gjate te cilit Bota e Veres ka qene aktive. Jane shtuar dita dites dashamiresit, njohesit dhe konsumatoret e veres. Ne lokale jane bere hapa te medha perpara. Nje ze qe nuk mund te injorohet eshte edhe futja e veres ne konsumin familiar ne shtepi, dukuri qe ka pasur pothuajse gjithmone nje rritje konstante.

Bota e Veres do te jete si gjithnje ne pararoje te proceseve te reja e te pa njohura mire deri tani, qe kane lidhje me kulturen e veres me perkushtim, seriozitet dhe profesionalizem, duke mbajtur synim kryesor rritjen e kenaqesise konsumatore me produktet dhe me sherbimet qe aktualisht ofron dhe qe do te ofroje se shpejti.